
Dimitar Kovaçevski ashtu si dhe lajmëroi ditë më parë ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e kabinetit të tij, duke filluar procesin për formimin e qeverisë teknike.
Gjatë fjalës së tij të fundit si kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski tha se Talat Xhaferi, i cili do të marrë dhe postin e kreut të qeverisë, ka një tjetër përvojë nga e tija, por u shpreh i sigurt dhe do të mbajë të njëjtin drejtim dhe se do të kujdeset mirë për qytetarët.
Gjithashtu, edhe Talat Xhaferi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke u përgatitur kështu për tu emëruar të dielën kryeministri i Maqedonisë së Veriut.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo