Lajme

“Marcenarë, s’do bëni Ramoreformë”, Noka përplaset me Gjiknurin

Tensione dhe debate ka pasur në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku deputetet e PD penguan zhvillimin e kësaj mbledhje.

Gazment Bardhi me disa deputetë shkuan në mbledhje dhe u ulën në karriget e anëtarëve, duke bërë të pamundur zhvillimin e kësaj mbledhje.

Gjatë mbledhjes ka pasur një debat mes Damian Gjiknurit dhe Flamur Nokës.  Noka i është drejtuar Gjiknurit duke e quajtur “marcenar”.

“Mesazhi është i thjeshtë me kryetaro reformë nuk bën dot Ramëreformë. Ose bëhet reformë ose mercenarë jo”, tha Noka.

Gjiknuri i është përgjigjur, por për shkak të mungesës së mikrofonit nuk dëgjohet se çfarë ka thënë ai.

PD ndër të tjera në mbledhja është shprehur se nuk njohin si bashkëkryetar Damian Gjiknurin, por duan Oerd Bylykbashin.

Mbledhja është mbyllur, pasi anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore si të PS dhe të PD janë larguar nga seanca. Kryetari i Komisionit Damian Gjiknuri për gazetarët nuk dha një përgjigje nëse Komisioni do të mbahej “online”, duke thënë se gjithçka do të njoftohet në vijim.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo