Të gjithë ishim kuriozë të dinim mbi “fatin” e Maria Vjollcës këtë edicion televiziv. Marina Vjollca rikthehet në shtëpinë e saj të parë mediatike pas shtatë vitesh.
Gjatë kësaj kohe në rrjet kanë qarkulluar shumë thashetheme se çfarë emisioni do të drejtonte moderatorja simpatike dhe tani e kemi të qartë.Ajo ka ndarë për ndjekësit e saj promon e emisonit “Për shqiptarët” dhe nuk ka munguar komenti i drejtueses të Top Medias Sara Hoxha, “Mirë se u ktheve në shtëpi @marinavjollca”, shkruhet në postim. Marina Vjollca do të jetë në ekran çdo të premte në orën 21:00 si moderatore e emisionit “Për shqiptarët”.