Lajme

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, paralajmërohet protestë

Një debat i gjerë është duke u zhvilluar në vend që pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë në lidhje me emigrantët e paligjshëm.

E teksa kanë kaluar 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes, ditën e sotme është paralajmëruar edhe protesta e parë.

“Ne vendosim, jo shkatërrimit”, është motoja për protestën e parlajmëruar për ditëën e enjte në orën 16.00.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ndodhej në Romë, ku nënshkroi marrëveshjen për emigrantët me homologen Georgia Meloni.

Në marrëveshje thuhet se Italia merr në përdorim sipërfaqen e terrirorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse dhe se do të presë 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë. Shqipëria nuk përfiton asgjë nga marrrëveshja, ndërsa Italia do të financojë çdo kosto që lidhet me emigrantët.