ShowBizzz

“Martesa me Kiarën reale apo spektakël?” Rama pyet Luizin në një intervistë të pazakontë mes tyre

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i surprizoi të gjithë me një njoftim të bërë në rrjetet sociale.

Ai tregoi se në podcast-in e tij që u mbajt sot, të ftuar do të ishin Luiz Ejlli dhe kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Kështu sot, mes të tjerash, Rama e pyet Luizin për martesën me moderatoren dhe ish-banoren e BBVA 2, Kiara Titon.

TS Poll - Loading poll ...

“Një gjë dua të di unë, kjo martesa sa dole nga aty është reale apo vazhdim i spektaklit, po pyes se thash larg qoftë se këtë e ka organizuar Lali (Erion Veliaj) se do patjetër të martonte Luizin, uroj të trashëgohesh dhe të kesh një martesë sa më të lumtur”, i tha Rama.

“Unë nuk e di si i ke punët me Lalin, por është reale, më erdhi keq që nuk ishe”, u përgjigj Luizi.