Revista Starpeople
Me sytë si qielli kur i buzëqesh diellit, i ëmbël dhe plot gëzim, kështu është pamja e Martin Canit, fëmijës që do të pushtojë këtë herë faqet e rubrikës sonë “Star Kids”. Porsa e sheh Martinin të jep përshtypjen se ai ka lindur për të qenë i dukshëm, për t’i përkitur botës së artit dhe televizionit. Flokët bjonde dhe sytë blu e çelët e bëjnë atë të ngjaj si një Brad Pitt i vogël, si Brad Pitt-i shqiptar që rritet dita ditës dhe ka një botë me ëndrra brenda mendjes dhe shpirtit të tij. Ky perceptim i imi nuk duket se është shumë larg edhe ëndrrave e dëshirave fëmijënore të vetë Martinit.
Femija i madh i familjes Cani eshtë nje bukurosh i vërtete dhe nje femije shume
inteligent. Shtatori e jeti Martinin ne klasën e dyte dhe me shume deshire dhe energji per te shkuar ne shkolle, per te kaluar kohë me shokët dhe shoqet e klases, per te marr mësim dhe edukim. Perkushtimi ndaj shkolles dhe mësimeve është primar per të.
Ai eshte nje femije shume i shoqërueshem dhe te gjithe e duan ne ambjentin e shkolles dhe lagjes. Rezultat e tij ne klasën e pare ishin me te mirat, arritje te shkëlqyera, medalje dhe fleta lavderimi nga shkolla, drejtoria dhe Bashkia. Martini eshtë krenaria e madhe e dy prinderve te tij dhe shoku me i mire i vellait te tij Henrit 5 vjeç. Ai e ndihmon këte te fundit per detyrat dhe per gjithe porosite e tjera qe mesuesja i lë nga kopeshti.
Martini eshte nje vogelush qe ka lidhje te forte me prindërit, si me mamin për pjesën e veshjeve,ushqimit dhe perditshmerise, ashtu edhe me babin per sa i takon hobit te sporteve, e ka model adhurimi dhe i kërkon suport teksa luan futboll. Futbolli eshte
sporti i tij me i dashur dhe idhudhi i tij në këte fushe shet padyshim Kristiano Ronaldo, golashenuesi me i mire i viteve te fundit. Endrrat dhe pritshmërite e prindërve për Martinin jane te mëdha dhe ndersa më refejne momente mbreselinese nga jeta e
tyre familjare, kuptoj se ata jane treguar te pakursyer ne do investim kohe, dashurie dhe argëtimi per femijt e tyre.Takimi me Martinin ishte akoma me shume interesant, ai esht esi nje liber enciklopedik dhe te bën te mendosh se ai femije padyshim di gjithcka. Që nga mesimet e shkolles e deri tek teknologjite apo shkencat e tokes, ai eshte nje femije vertete befasues dhe premtues per te ardhmen. Por Martini duket se ka nje lidhje shume te fuqishme familjare edhe me dike tjeter, giyshin. Gjyshi duket te jete nje njeri shume i rëndësishëm per te saqë ai nuk harron te thote se te shkuarit tek giyshi ne Martanesh, eshte per nje nje kenaqësi shumë e madhe. “Gjyshin e kam shok shume te mire, me te mirin. Më pëlqen shume te shkoj ta vizitoj dhe te kaloj kohe me të”, jane fjalët e Martinit.
Nje nga deshirat e tij me të mëdha eshtë që te bëhet model, ose edhe aktor. Kjo eshte arsyeja se pse Martini shikon shume filma per femije. Supermeni dhe Piter Pan bejnë pjese në personazhet e tij me te preferuar. Por endrrat dhe deshirat e tij nuk mbarojne ketu, pasi ai rendit nder profesionet e deshiruara se mund te behet edhe doktor sepse ka deshire te kujdeset per njerezit dhe t’i sheroje kur ata jane semure. Familja Cani ështe shume e kujdeshme per te ardhmen e femijeve te saj, saqe se shpejti do levize edhe drejt Amerikes se larget per te mundur që Martini dhe Henri te kene nje jete me të mire ne tokën e endrrave. Per nje gje jemi të sigurt, që Martinin do ta shohim te famshem ne te ardhmen, se ketu apo se ne Amerike kjo mbetet t’ia lëme kohës dhe fatit!
bal