Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i kanë dhënë fund pritjes dhe janë martuar zyrtarisht.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli portugez i futbollit, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me Georginën.
Në imazh, çifti shfaqet pranë njëri-tjetrit, ndërsa bien në sy edhe unazat në duart e tyre, duke konfirmuar martesën.
Fotografisë Ronaldo dhe Georgina i kanë vendosur një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “CG”, shoqëruar me një emoji në formë zemre.

