Dafina Zeqiri ka lidhur kurorë me Kreshnik Gjergjin në një ceremoni madheshtore martese, dhe këngëtarja nuk mund te ishte me e lumtur se kaq! Të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë ishin miq, familjarë dhe kolegë të artistëve, të cilët e kanë mbështetur çiftin në këtë hap të rëndësishëm.
Disa nga kolegët e Dafinës, si Yll Limani dhe Rina Balaj, kanë ndarë momente magjike në InstaStory, duke treguar hyrjen e Dafinës në dasmë si dhe momentet emocionuese nga vallëzimi i çiftit, thote Telegrafi. Në këto pamje, Dafina duket tejet e lumtur në krahët e Kreshnikut, ndërsa ata vallëzonin.
Atmosfera ishte festive dhe plot energji, me të gjithë të pranishmit që festonin këtë lidhje të veçantë. Dafina dhe Kreshniku e kanë bërë këtë ditë të paharrueshme, dhe tani të gjithë presin me padurim të shohin më shumë nga dasma e tyre.
Galeria fotografike
bal