Lajme

Martohet gazetarja shqiptare, dalin pamjet nga dasma madhështore

Gazetarja Kozeta Kurti i ka dhënë fund beqarisë. Në një festë magjike me familjarët dhe miqtë, Kozata dhe partneri i saj Hektori i kanë thënë “po”  njëri-tjetrit.

E sigurisht një person si Kozeta, e cila ka miqësi dhe gëzon respektin e shumë prej artistëve shqiptarë, nuk do të mungonin as të ftuarit VIP.

Ndër këto të ftuar mund të përmendim Olta Bokën, Gerta Mahmutajn, Anxhela Peristerin, Era Rusin, Enkel Demin apo edhe Ardit Gjebrean dhe familjen e tij.

Si gjithmonë e veçantë në zgjedhjet e saj, edhe fustani i nusërisë së Kozetës nuk ishte ai fustan të cilin e shohim në të gjitha nuset. Gazetarja kishte zgjedhur një fustan mjaft unik me një gjysmë pelerinë të zezë sipër.