
Peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, Pirro Dhima i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar për herë të dytë në një ceremoni private të shtunën në kishën Shën Jorgo në Kavouri të Greqisë.
Pirro u martua me Afrodhiti Skafidha në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe rreth i ngushtë shoqëror.
Çifti është në pritje të fëmijës së tyre dhe Pirro Dhima do të bëhet baba për herë të pestë.
Peshëngritësi ka 4 fëmijë nga martesa e parë.