Lajme

Masa ndaj Berishës, ish-prokurori: SPAK duhet të kërkonte autorizim në Parlament

Ish-prokuroi Eugen Beçi ka thënë se SPAK duhet të kishte kërkuar autorizimin e Kuvendit para se të jepte masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeiministrin Sali berisha.

Duke folur në “Open”, ish-shefi i Krimeve të Rënda deklaroi se imuniteti ligjor është i kufizuar vetëm për të drejtat dhe liritë që kanë të bëjnë me individin, jo me procesin penal. AI u shpreh se Prokuroria duhet të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për heqjen dhe kufizimin e lirisë së Berishës.

“Imuniteti ligjor është kufizuar vetëm për të drejtat dhe liritë që kanë të bëjnë me individin, jo me procesin penal. Arrest me burg, arrest në shtëpi etj, kërkon autorizim të posaçëm, ndërsa ushtrimi i ndjekjes penale nuk kanë më imunitetet me ndryshimet që janë bërë.

Të patën Prokuroria duhet të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për heqjen dhe kufizimin e lirisë së një personi sepse neni 288, i cili përcakton rastet se kur autorizimi jepet për kufizimin dhe heqjen e lirisë”, deklaroi Beçi.