Lajme

MASH kërkon deklarata nga prindërit për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat që të organizojnë shpërndarjen dhe mbledhjen e deklaratave të prindërve për nxënësit e klasave 1-9 që përfitojnë subvencionim për tekste dhe materiale shkollore për vitin 2026-2027.

Sipas MASH-it, deklaratat duhet të plotësohen, nënshkruhen dhe dorëzohen deri më 1 tetor 2026.

Përmes deklaratës, prindërit konfirmojnë se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve dhe se nxënësi i ka ato në dispozicion. Ata pranojnë gjithashtu mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente.

Prindërit zotohen që tekstet e destinuara për ripërdorim t’ia kthejnë shkollës në përfundim të vitit shkollor, në gjendje të përshtatshme.

MASH ka bërë thirrje për bashkëpunim nga DKA-të, shkollat dhe prindërit, në mënyrë që procesi të përfundojë brenda afatit të përcaktuar.

Të Ngjashme