Mateo Borri dhe Brikena Selmani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë brenda Big Brother.
Natyrisht në kuadër të lojës, por që ka mbetur një kujtim shumë i bukur për të dy konkurrentët.
Në Big Brother Radio, Mateo Borri bën me dije se dasmën më të madhe do ta bëjë jashtë këtij formati.
Gjatë intervistës jep detaje edhe për jetën jashtë, se çfarë do të bëjë e cilat janë planet e tij.
Finalisti i dytë thekson se mezi pret të bëjë pushime, e të takohet me modelen nga Kosova, larg kamerave.
Të njëjtit në një formë rinisën dashurinë në këtë reality shou, pasi ishin njohur nga jashtë.
Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të ecë kjo lidhje në vijim.
View this post on Instagram
