Mateo dhe Brikena vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të përfolura që prej pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Albania”.
Marrëdhënia e tyre shpesh është bërë pjesë e diskutimeve në mediat rozë.
Së fundmi, Mateo është shfaqur në një video të publikuar në Instastory, ku këndon këngën “Kur të jesh larg”, shkruan “Kosovarja”.
Nuk dihet nëse interpretimi i kësaj kënge ka qenë një dedikim për Brikenën, pasi ai nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me videon e publikuar.
