Lajme

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Aplikimin për provimin e maturës e ka përfunduar.

Anisa Rrukiqi, maturantë në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë,  thotë se gjatë ditës më lehtësi e kreu këtë procedurë.

“Po kam aplikuar, ka qenë një procedurë shumë e thjeshtë pasi që unë jam kujdes që ndoshta para një muaj me udhëzu nxënësit që më hap llogarit e tyre ata të cilat nuk ka e-kosova pasi që e dimë që mundet me ra shumë lehtë sistemi nëse mbingarkohet pasi që jemi mbi 20 mijë maturant”, ka thënë Rrukiqi.

E njëjtë si Anisa këtë procedurë deri me 12 qershor, duhet ta kryejnë edhe mbi 20 mijë nxënëse të cilët këtë vit e përfunduan shkollën e mesme.

Kjo pasi këtë vit ka hyrë në fuqi edhe ligji i ri për provimin e maturës shtetërore.

Përmes këtij ligji mes tjerash janë përcaktuar masat disiplinore dhe gjobat për ata që e shkelin këtë ligj.

Këto fillojnë nga 1 mijë deri në 20 mijë euro.

E këto ndëshkime janë mirëpritur edhe nga punëtorët e arsimit në vend.

“Secili mësimdhënës në nivel të Kosovës i cili është administrues duhet të ketë parasysh ligjin e ri dhe duhet të ketë kujdes dhe të i hap sytë dhe vishet pasi dënimet janë të rënda dhe ata janë të parët që mund të pësojnë në test të maturës”, u shpreh Sylejmani.

Por a do të arrijë ky ligj t’i eliminojë parregullsitë e provimit të maturës?

“Nuk besoj që rritja e shkallës së ndëshkushmërisë mundet me pas ndonjë impakt në  miradministrimin e këtij testimi, pasi miradministrimi është  subjekti i përkushtimi institucional e që në të vërtetë ajo ndëshkueshmëri më pas kuptim dhe kushdo qoftë shkelës, administrues, nxënës me marrë dënimin qysh e parasheh ligji”, theksoj Qehaja.

Kundërvajtje mes tjerash sipas këtij ligji konsiderohet të bërit të  mundur, nga ana e personit zyrtar, aktiviteti kopjues ose keqpërdorues sistematik në ambientet ku mbahet provimi shtetëror i maturë.

Të Ngjashme