ShowBizzz

Maya Aliçkaj flet për divorcin: U hodh baltë mbi figurën time, televizionet më përdorën

Këngëtarja e njohur shqiptare Maya Aliçkaj ka vendosur të flasë hapur në lidhje me procesin e divorcit si dhe për periudhën e vështirë që kaloi pas videos virale. E ftuar në emisionin Living Room, Maya është shprehur se po mundohet të mbajë larg negativitetin dhe të ruajë energjitë për vete, djalin dhe punën.

Ajo vë theksin tek mënyra sesi mediat folën për të duke thënë: U përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sepse është flori.

Mbi këtë çëshjte Maya ka thënë se së shpejti do të flasë gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të jetë koha e duhur për të.

“Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim përsa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq“ tha Maya.