Lajme

Mazhoranca rrëzon Komisionin Hetimor, Tabaku: Refuzuan sërish të drejtën tonë, duan të na kontrollojnë

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar sërish kërkesën e bërë nga opozita lidhur me ngritjen e një Komisioni Hetimor, për parandalimin e konflliktit të interesit për abuzimet publike.

Kjo është një tjetër kërkesë e opozitës e cila është rrëzuar nga mazhoranca. Ndërkohë, kujtojmë se më herët deputetët socialistë rrëzuan edhe dy kërkesat e tjera të deputetëve demokratë për ngritjen e Komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga sistemi TIMS si dhe për koncesionin e sterilizimit.

Në një deklaratë për mediat deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pas përfundimit të mbledhjes tha se mazhoranca është duke i hequr çdo të drejtë opozitës dhe ka vendosur që të kontrollojë dhe të vendosë për të drejtën e kësaj pakice në parlament për ngritjen e komisioneve hetimore.

Ajo tha se si gjithë kërkesat e tjera edhe kjo kërkesë do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“PS përseri mazhoranca refuzoi të drejtën që opozita të ngrerë komision hetimor. Ne kemi kërkuar që pakica parlamentare ta ushtrojë atë funksion që i takon me ligj për  të drejtën e ngritjes së një komisioni hetimor. Mazhoranca kontrollon dhe vendos edhe për të drejtën e opozitës për komisone hetimore. Kjo e drejtë është ushtruar nga ana opozitës në mënyrë koherente. Unë besoj se do të  ketë fatin e të tjerëve dhe do shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tabaku, teksa më tej theksoi dhe uroi që ditën e nesërme, gjatë seancës plenare, deputetët e Kuvendit të bien dakort lidhur me rezolutën për Kosovën dhe mos kenë një debat politik, ashtu si dhe ndodhi rëndom seancën e kaluar.

“Seancën e nesërme shpresoj mos jetë debat politik, të ngrihemi secili mbi interesin politik dhe ti bashkohem i asaj që parlamenti i Kosovës ka vendosur unimanisht”, tha Tabaku.