Lajme

Mbahet kolegjiumi me prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Zëvendës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë z. Arianit Salihu, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të kësaj prokurorie, me ç’rast pjesëmarrës në këtë kolegjium ishin edhe prokurorët mbikëqyrës të caktuar sipas vendimit të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe z. Shqipdon Fazliu

Gjatë këtij kolegjiumi, Zëvendës Kryeprokurori z. Salihu, theksoi se e mirëpret pjesëmarrjen e prokurorëve nëpër kolegjiume dhe shton se pjesëmarrja e tyre do t’i shërbej standardizimit të praktikave të veprimit.

Tutje, në këtë kolegjium janë trajtuar tema që lidhen me punën e përditëshme të prokurorëve, me sfidat dhe përgjegjësitë e tyre në trajtimin e rasteve./teve1.info/

Të Ngjashme