ShowBizzz

Mbajti gjallë Rose, shitet me çmimin marramendës pjesa e drurit ku qëndroi mbi Atlantikun e ngrirë aktorja e Titanik

Pjesa e drurit lundruese, e cila ishte një pjesë druri, që mbajti gjallë Rose-n e Titanikut është shitur me një vlerë marramendëse, me 718,750 dollarë në ankand. 

Ka qenë ajo pjesë druri e cila ka shpëtuar Rozën por jo Jack-un, nga Arktiku i ngrirë. Që nga publikimi i filmit të vitit 1997, ai ka qenë një element domethënës për fenomenin “Titanik”.

Shitja u bë gjatë një ankandi të rekuizitave dhe kostumeve në pronësi të zinxhirit të restoranteve dhe resorteve “Planet Hollywood”.

Në film, Jack (luajtur nga Leonardo Di Caprio) këmbëngul se pjesa e derës, ishte mjaftueshëm i madh për të dashurën e tij Rose, të luajtur nga Kate Winslet. Ai vdiq më vonë në Atlantikun e ngrirë, me trupin e tij duke rënë në thellësitë e oqeanit.

Në një episod të vitit 2012 të Mythbusters, drejtori i Titanikut, James Cameron, zbuloi se ai merr dhjetëra e-mail në ditë duke e quajtur Rose “egoiste” dhe Jack një “idiot” në skenë. Por ai i dha fund debatit, duke thënë se Jack duhej të vdiste sipas skenarit.

BBC shkruan se sipas ankandeve Heritage Auctions, mbështetësja, shpesh e ngatërruar me një derë, bazohej në një pjesë të plotë të mbeturinave të shpëtuara nga tragjedia e vitit 1912.