ShowBizzz

‘Mban dhuratën e ish-it, flet për shtatzëninë!’ Debat i ashpër mes Sarës dhe Bardhit

Sara dhe Bardhi pas spektaklit të së shtunës kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Bardhi i ka thënë Sarës se ajo duhet t’i kërkojë falje. Por kjo duket se ka shkaktuar reagimin e saj, e cila i është drejtuar duke i thënë se “përfundimisht duhet të ndahen”.

Këngëtari është shprehur gjatë debatit me Sarën se ka thyer shumë principe dhe se ajo nuk ke bërë asnjë sakrificë.

“Ti s’ke bërë asnjë sakrificë, unë kam bërë shumë sakrifica për ty. Kam thyer shumë principe të mia për ty. Jam mirëkuptues të vjen ish-i brenda, jam mirëkuptues kur ta sjellin ish-in me dron, jam mirëkuptues që mban në dorë çdo ditë dhuratën e ish-it, që tregove që ke qenë shtatzënë një muaj më vonë, s’po di çfarë të të kujtoj më.”-tha Bardhi.

Me fjalë të rënda i është kthyer edhe Sara e cila i tha: “Je shumë i ndyrë që m’i përmende. Turp të të vijë! Njeri i keq!”

Pas debatit të ashpër Sara ka shpërthyer në lot, teksa Bardhi i ka shkuar pranë.