Mbesa e Dritëro Agollit ka dhënë për herë të parë një intervistë ku ka treguar se kur e kuptoi popullaritetin e shkrimtarit, ose gjyshit të saj për herë të parë.
Në një intervistë për RTSH ajo ka rrëfyer se si është ndier.
“Gjyshi im ishte vërtet i rëndësishëm. Kam qenë në klasë të parë dhe thjesht vija në shtëpi dhe shikoja gazetarë, kamera që e kapnin për intervistë dhe më thoshte mami: “Shsht, pusho se po bën gjyshi intervistë”. Ky ka qenë momenti i parë që unë kam thënë: “Gjyshi im qenka i rëndësishëm”. Kur shkoja në shkollë kam qenë si e “alienizuar” në njëfarë mënyre, sepse nuk e lidhja shumë veten me të tjerët. Në qoftë se ata i kishin prindërit kështu, mua më mbanin pak më me hatër, se “kjo është mbesa”. Mendoj se më ka bërë mirë edhe eksperienca me një gjysh të tillë, që jam rritur mes librave, normalisht edhe eksperienca që kam pasur në shoqëri. Ka qenë periudha kur isha 18-vjeçare që fillova të dilja dhe të shikoja se ka edhe një jetë tjetër përveç jetës së librave në shtëpi” ka treguar ajo.