Një nga këngët ‘hit’ ndër vitete tij, “Noku i Vogël”, ne fakt, i kushtohet vajzës së reperit te njohur, Noizy, Leandrës. Reperi ka zgjedhur te mos e bëjë më publik imazhin e vajzës së tij, teksa nuk e shohim as në rrjete sociale apo ne intervistat e tij.
Por, kete vit te ri, ka bërë përjashtim duke i kërkuar një falje publike. Teksa ishte i ftuar në ‘1 Kafe me Labin’, ai u pyet se “Kujt do i thojë “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë funditvit e përmbyll duke i thënë më fal.”
Noizy i kërkoi falje ndjese familjes së tij për të cilën u shpreh se nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.
“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”.-tha Noizy.
bal