Lajme

Mbi 28 mijë e 500 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Autoritetet në Gaza njoftuan se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 11 masakra në të gjithë Rripin e Gazës, në të cilat kanë vrarë 103 persona dhe 145 të tjerë të plagosur

Nga 7 tetori deri sot, 14 shkurt në Rripin e Gazës kanë mbetur të vrarë 28 mijë e 576 palestinezë. Përditësimet në lidhje me numrin e të vdekurve vijnë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Teksa sulmet dhe bombardimet vjekjeprurëse hujnë në ditën e 131-të, Ministra e Shëndetësisë në Gaza raporton se kanë mbetur të plagosur 68 mijë e 291 njerëz.

Në deklaratë theksohet se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 11 masakra në të gjithë Rripin e Gazës, në të cilat kanë vrarë 103 persona dhe 145 të tjerë të plagosur.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, – shtoi ai.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor, në të cilin autoritetet izraelite thonë se janë vrarë afro 1200 izraelitë.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite në Gaza ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85% të popullsisë së enklavës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm këtë janar urdhëroi Tel Avivi të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo