Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të enjte para Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa incidente, ndërsa qytetarët dhe studentët kanë vijuar të qëndrojnë para godinës së Kuvendit edhe pas përfundimit të seancës plenare.
Kjo e fundit u mbyll në një kohë të shkurtër, pas tensioneve të krijuara në sallë dhe bllokimit të foltores nga opozita. Projektligjet u miratuan me votat e mazhorancës, pa zhvilluar diskutimet e parashikuara.
Edhe pse numri i protestuesve ka qenë më i ulët, qytetarët dhe studentët kanë vijuar të qëndrojnë para Parlamentit, duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit nga detyra.
Ndërkohë, efektivët e policisë kanë marrë masa sigurie, duke rrethuar godinën e Parlamentit me gardh metalik për të kontrolluar situatën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Deri në këto momente, protesta vijon e qetë, pa u raportuar incidente.
