Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e rasteve të kancerit të gjirit të diagnostikuara në Kosovë gjatë vitit 2025 janë zbuluar në fazën e parë dhe të dytë të sëmundjes. Sipas tij, kjo përbën një tregues inkurajues për mundësitë e trajtimit në kohë dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët, gjatë vitit 2025
