Lajme

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës sot do të mbajnë mbledhje.

Komisioni për Buxhet, në mbledhjen që nis në orën 11:00, do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

Ndërkaq, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet në orën 12:00.

Anëtarët e tij do të shqyrtojnë fushëveprimin e komisionit dhe planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, si dhe do të miratojnë procesverbalin e mbledhjes së 15 tetorit.

Të Ngjashme