Nuk e kemi parë prej kohësh me ngjyra
Mbretëresha Letizia e Spanjës dëshmon edhe një herë aftësitë dhe mjeshtërinë e saj në stilin e zonjave.
Mbretëresha zgjodhi një kostum rozë Hugo Bos për ceremoninë e Çmimit Kombëtar në Gandia.
Ajo doli me një nuancë më të lehtë të përbërë nga një xhaketë me një kopsë dhe pantallona elegante me rrip. Veshi këtë kostum shtatorin e kaluar, kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Mbreti Felipe, shkuan në ndarjen e çmimeve të UNICEF-it në Madrid.
Leticia e kombinoi këtë me një bluzë të bardhë të punuar me grep, e cila i ngjante një hustikla dhe nxirrte në pah figurën e saj të sofistikuar.
Ajo zgjodhi vathë argjendi në formën e një luleje dhe këpucë me taka në të njëjtën ngjyrë me kostumin.
Pikërisht kur menduam se pas dhënies së çmimit Oscar, trendi Barbikor do të shuhej, mbretëresha Letizia demantoi të gjitha supozimet tona.
Familja mbretërore spanjolle u dha çmime studiuesve në Spanjë, të cilët kanë kryer punë të jashtëzakonshme profesionale me rëndësi ndërkombëtare në fushat e kërkimit dhe shkencës. Çmimi u jepet kryesisht studentëve të doktoraturës.