ShowBizzz

Mbreti Charles III shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Mbreti i Anglisë Charles III ka bërë daljen e tij të parë publike, që pas diagnostikimit me kancer muajin e kaluar. Ai mori pjesë në shërbimin vjetor të së dielës së Pashkëve së bashku me gruan e tij Mbretëreshë Camilla.

Në këtë dalje mungonte Princ William  dhe bashkëshortja e tij, Kate Middleton, pasi kjo e fundit është duke marrë trajtimet e nevojshme për kurimin e sëmundjes së kancerit të cilën e bëri publike pak ditë më parë. Një video e cila ngjalli reagime të shumta, pasi plot njerëz e cilësonin këtë si një veprim të guximshëm falë të cilit do t’u vinte në ndihmë shumë njerëzve. Por shumë të tjerë u irrituan duke thënë se Princesha duhet të ishte treguar më diskrete për hir të vetes dhe familjes.

Ndërkohë kujtojmë se Mbreti Charles është duke u kuruar nga kanceri i prostatës, siç kanë bërë me dije burime nga Pallati Mbretëror. Ndërsa Princesha e Uellsit së fundmi është zbuluar se vuan nga kanceri në zorrën e trashë.