ShowBizzz

Mbreti Charles vjen me një mesazh, për herë të parë pas diagnostikimit me kancer!

Mbreti Charles III, për herë të parë pas diagnostikimit të tij me kancer, ka dërguar një mesazh për qytetarët e tij, duke premtuar se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij. Videomesazhi do të jepet në Ditën e Komonuelthit në Westminster Abbey para 2 000 njerëzve të pranishëm, përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin William.

“Pasi festova së fundmi ditëlindjen time të 75-të, më ngroh zemrën të mendoj se si Commonwealth ka qenë një konstante gjatë gjithë jetës sime, një gjë e çmuar, burim force, frymëzimi dhe krenarie.

Mbreti Charles vjen me një mesazh, për herë të parë pas

Në javët e kaluara jam prekur nga mendimet dhe dëshirat tuaja për shëndetin tim dhe unë nga ana ime mund të vazhdoj t’ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonwealth, ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku”, thuhet në fjalimin e tij prej 615 fjalësh, i cili tashmë është regjistruar.

Mesazhi u regjistrua në Kështjellën Windsor, ndërsa Mbreti Charles thuhet se synon të marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonwealth në Samoa tetorin e ardhshëm.



bal