Lajme

Mbreti i Jordanisë tregon zgjidhjen e vetme për fundin e luftës në Izrael

Mbreti i Jordanisë ka thënë se Lindja e Mesme nuk do të njohë “asnjë siguri, stabilitet apo paqe” derisa palestinezët të arrijnë një shtet sovran që funksionon përkrah Izraelit.

“Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mundësi,” u tha Mbreti Abdullah II para deputetëve në një fjalim në hapjen e një sesioni të ri parlamentar.

Megjithëse Jordania ka ndërtuar marrëdhënie strategjike me Izraelin dhe ajo historikisht ka dënuar agresionin izraelit në Gaza dhe ka mbështetur të drejtën e palestinezëve për të jetuar në një shtet sovran.

Figura të larta të politikës kanë mbajtur qëndime të ndryshme lidhur më luftëen në Izrael, ku shumica dërrmuese është pozicionuar krah Izraelit.

Mirëpo dasitë mes Palestinës dhe Izraelit po shtohen vazhdimisht, duke bërë që një zgjidhje me dy shtete të duket edhe me larg pas sulmit të Hamasit.