Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë , lirimin e tij me kusht.
Në kërkesë thuhet se ish-presidenti Thaçi nuk paraqet rrezik të arratisjes dhe se ai ka ofruar garanci financiare 50 mijë euro për të siguruar lirimin e tij.
‘’Mbrojtja e z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) paraqet me këtë parashtresë argumentet e saj në kuadër të rishikimit të paraburgimit, në përputhje me nenin 41(6) dhe (10) të Ligjit,¹ rregullat 56 dhe 57 të Rregullores,² si dhe urdhrin e Gjyqtarit të Vetëm të Gjykimit (“GVG”).³
Mbrojtja kërkon që GVG-ja të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi, ndër të tjera, me arsyetimin se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh garancinë financiare prej 50.000 eurosh të ofruar për të siguruar lirimin e tij,⁴ si dhe se vazhdimi i paraburgimit të tij nuk është më i arsyeshëm ose proporcional’’, thuhet veç të tjerash në kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
