Magjia e muzikës zbriti sërish në sheshin e Shkodrës.
Mc Kresha dhe Lyrical Son ndezën atmosferën e festave në kryeqendrën e veriut.
Koncerti i organizuar nga bashkia e Shkodrës e bëri mbrëmjen edhe më të veçantë.
Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga qytetarë dhe vizitorë të shumtë të cilët kanë zgjedhur që këto ditë të fundit të vitit t’i kalojnë në Shkodër.
Dy këngëtarët mjaft të dashur kryesisht nga të rinjtë shpalosën një pjesë të repertorit të tyre të pasur muzikor
Ky koncert ishte pjesë e kalendarit të pasur me aktivitete, organizime që kanë nisur që më 1 Dhjetor në Shkodër. Aktivitetet e kanë zbukuruar edhe më shumë qytetin i cili është ndriçuar me drita të shumëllojshme dhe me dekor të veçantë festiv.