ShowBizzz

MC Kresha mysafir në emisionin e Rozana Radit, aty e “tradhton” fytyra

MC Kresha ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku pjesë e panelit është edhe Rozana Radi.

Takimi i tyre mori menjëherë vëmendjen e publikut, pasi dikur dyshja kanë pasur një lidhje dyvjeçare shumë të komentuar.

Sot, të dy kanë krijuar jetët e tyre dhe duken të lumtur pranë partnerëve respektivë, shkruan Kosovarja.

Megjithatë, gjatë disa momenteve në studio, mimikat dhe reagimet e Rozanës u komentuan nga ndjekësit, të cilët vunë re një siklet të lehtë në fytyrën e saj gjatë bisedës me reperin.

 

Të Ngjashme