Reperi Mc Kresha, i ftuar në “Top Arena” tregoi planet e së ardhmes për karrierën dhe familjen.
I pyetur nëse planifikon të zgjerojë familjen, Kresha u shpreh se do të dëshironte një fëmijë të tretë. Ndërsa pyetjes, nëse do të donte që fëmijët të ndjekin hapat e tij dhe të futen në botën e muzikës, artisti iu përgjigj se “arti nuk është profesion”.
“Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë. Unë si artist nuk do doja që fëmijët të merreshin me muzikë. Por arti nuk është profesion, është talent. Vajza ime që në moshën 2-vjeçare pikturon, ka edhe prirje për të kënduar. Dua që me kalimin e kohës, të jetë ajo e zonja dhe të vendosë çfarë të dojë në jetë”.
Këngëtari pohoi më tej se ka këngëtarë me të cilën nuk pranonte bashkëpunim.
“Ne nuk bëjmë këngë për sezon. Ne bëjmë albume. Me Lyrical Son ne bëjmë album, kemi 11. Ne kemi pasionin dhe nga pasioni del profesioni. Me kë nuk do të bashkëpunojë? Nuk e them, nga respekti se nuk dua t’ia lëndoj kujt ndjenjat, por e dinë shumë mirë ata”./tch
/TeVe