Heidi Baci, emri që ka pushtuar titujt e mediave rozë së fundmi, është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me aktorin Romeo Veshaj.
Mungesa e një urimi publik nga ana e saj për ditëlindjen e Romeos ka nxitur spekulimet se mes tyre mund të ketë një krizë. Ndërkohë, asnjëri nga të dy nuk ka konfirmuar apo mohuar ndonjë ndarje, duke e lënë situatën ende të pasigurt.
Ajo që dihet deri tani është se Heidi nuk ka bërë asnjë postim të ri lidhur me këtë çështje.
Pavarësisht spekulimeve, Romeo dhe Heidi ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk kanë fshirë fotografitë e përbashkëta. Por kjo nuk ka ndaluar paparazzët e ‘Kryefjala’ të ndjekin lëvizjet e saj.
Sot, një foto e publikuar nga paparazzët tregon Heidi-n në ambientet e jashtme të Top Channel, e vetme dhe me një cigare në dorë. Sipas raportimeve, ajo po bën audicione për të qenë një nga moderatoret e programit humoristik “Portokalli.”
Romanca mes Heidit dhe Romeos nisi në kohën kur të dy ishin pjesë e reality show-t BBV. Marrëdhënia e tyre u bë objekt diskutimesh të shumta, por gjithashtu u mirëprit nga një pjesë e publikut që i mbështeti çiftin. Ndërsa pritet që të shohim nëse zërat e fundit për një krizë janë të vërtetë, fansat e tyre po mbajnë frymën pezull për lajme të reja.
lokimagazine