Lajme

Me destinacion Shqipërinë, kapen 139 mijë euro cash në Portin e Barit

Guardia di Finanza Italiane në bashkëpunim me Policinë doganore kanë sekuestruar 139 mijë euro cash që në mënyrë ilegale po transferohej nga Italia drejt Shqipërisë.

Paratë u gjetën gjatë një kontroll në Portin e Barit, të cilat isihin fshehur në motorin e një autobuzi ndërsa o imbarkohej në tragetin e linjës.

Shumë prej 139 mijë euro ishte konfeksionuar në pako nga 10 mijë euro të amballazuara me celofan e të fshehura në një fund të dyfishtë krijuar enkas pranë mottorrit.

Policia doganore ka marrë në pyetje shoferin e automjetit, por ai nuk ka qënë në gjendje të justifikojë prejardhjen e këtij kapitali të gjetur.

Autoritetet financiare theksojnë se kontrollet në pikat kufitare e monitorimi i fluksit financiare janë një nga metodat efikase për të identifikuar kapitalet e paligjshme e që dëmtojnë ekonominë ilegale.