ShowBizzz

“Më dilte në ëndërr çdo natë” – Roza rrëfen për tradhtinë e partnerit të saj të parë

Roza Lati ka rrëfyer historinë e ndarjes nga partneri i saj i parë, duke shpjeguar që ishte tradhëtia ajo që u bë shkak.

Moderatorja tregon që ndonëse shoqet e saj mundoheshin t’i përgjonin ish-at e tyre, Roza zgjodhi që të mos kthehej pas dhe të mendonte apo të fliste për të.

Por siç tregon ajo, e vetmja gjë që s’mund të kontrollonte ishte fakti se çdo natë e shihte në ëndërr.

“Jam tradhtuar në lidhjen time të parë. Unë kam një forcë të madhe logjike që nuk ia imponoj trurit dhimbjen. E kam kaluar shumë shpejt. Kur unë jam ndarë nga dashuria ime e parë një arsye e fortë ka qenë lëvizshmëria e partnerit tim. Unë e njoha partnerin tim kur ai ishte në kulmin e punës së tij.” – filloi rrëfimin Roza.

Më tutje Roza vazhdon: “Unë isha e vogël, të vegjël ishim të dyja palët. Por në momentin që unë jam ndarë nga partneri jam ulur në një tavolinë me shoqet e mia të fakultetit, kisha afër një vajzë që nuk dua t’ja përmend emrin, që kishte një vit që ishte ndarë nga i dashuri dhe vazhdonte ta përgjonte, thoshte: Ai ishte këtu, mora vesh që kishte pirë kafe me këtë, me atë.”

Kisha shoqen tjetër rahmet pastë që nuk jeton më që ndahej çdo javë nga i dashuri dhe veç për probleme fliste.

“Isha dhe unë, u ula në tavolinë dhe ju thashë ‘u ndava’, vajzat u shokuan. Kam qenë 20 vjeçe dhe thashë unë u ndava dhe nga ky moment unë nuk e përmend më në tavolinë, nuk dua të më pyesni më në tavolinë dhe nuk dua të më raportoni fare se çfarë bën ai.

Nga ajo ditë unë nuk e përmenda njëherë, nuk pyeta për të njëherë. E vetmja gjë që nuk kam kontrolluar ishin ëndrrat, më dilte çdo natë në ëndërr.” – ishte rrëfimi i Rozës për lidhjen e saj të parë.