Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka folur në lidhje me punën e bërë në bashki si dhe për disa shqetësime që janë ende, që ka të bëjë me infrastrukturën dhe me ujërat sot pishëm ashtu dhe të zezat.
Qosja është shprehur se sfida e tij është turizmi, teksa është shprehur se Kavajës i duhen rreth 20 milionë euro për të rregulluar disa nga shqetësimet që kanë.
Ai madje është shprehur se këtë shifër janë kanë kërkuar edhe
“Sfida ime është turizmi sepse Kavaja 80% të biznesit e ka turizëm. Unë shoh vullnet të mirë nga qeveria për të na ndihmuar dhe për qenë pranë nesh. Ngelet për të parë mbetet për të parë sesi do reagojnë. Ne jemi bashki e re dhe kemi gjetur një institucion që ka qenë shumë keq dhe u munduam ta fusnim në shina dhe besoj se e kemi arritur.
Te turizmi është problem infrastruktura dhe ujërat e zeza, uji i pijshëm. Shqetësime që unë i kam ngritur. Më duhen 20 milionë euro si fond që kemi kërkuar”, tha ai ndër të tjera për “Top Story” në “Top Channel”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo