Lajme

Me emër e mbiemër, publikohen të dhënat e 65 protestuesve që do ju caktohet masa e sigurise sot

Në Gjykatën e Tiranës pritet të shqyrtohet sot masa e sigurisë për 63 protestues të arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestave të ditëve të fundit. Ndaj tyre rëndojnë disa vepra penale, ndërsa bilanci i policisë shkon në 152 të arrestuar dhe 324 persona të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ata dyshohet se janë përfshirë në akte dhune, përfshirë sulme me gurë dhe molotovë ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë.

Ndaj protestuesve rëndojnë disa akuza, mes tyre “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Në listën e veprave penale përfshihen gjithashtu “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Një ditë më parë, 18 protestues dolën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Për një prej tyre u vendos masa e arrestit në burg, gjashtë u lanë në arrest shtëpie, ndërsa 11 të tjerë u caktuan me detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë, shkatërrimet e pronës publike dhe private, dëmtimet e institucioneve shtetërore dhe dhuna e ushtruar ndaj punonjësve të policisë gjatë protestave në Tiranë dhe në disa rrethe kanë çuar në arrestimin e 152 personave.

Sipas bilancit të raportuar, 324 shtetas të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lire.

Protestuesit që do të dalin para Gjykatës:

Altin Arifi

Niqifor Llupo

Ledjan Pashkaj

Erald Leka

Elio Shqefni

Dejvi Levenaj

Agjelo Mucaj

Gersi Skapi

Alban Çobaj

Elvis Cura

Arlind Kazazi

Alteo Ndoj

Klaus Beqiri

Altino Alibeaj

Geri Qira

Donald Dega

Elio Karaboja

Vjolti Llorja

Edion Skopeçi

Ismail Methasani

Edmir Shatro

Enio Cani

Erselio Tarazhi

Xhuljano Murataj

Arges Bendo

Ardit Çelanji

Arbër Tema

Kejdi Osmanaj

Xhuljano Mbjesholla

Abaz Buci

Horge Koçi

Ermil Gunga

Dejton Deliu

Edison Manaj

Esat Dakoli

Mira Luppino

Dean Dragutinovikj

Astrit Idrizi

Erjon Cenolli

Donald Rrakulli

Silvi Hajdari

Ermando Zykollari

Arsildjon Jenuzi

Riland Cani

Renato Sejdini

Klodjan Bajrami

Rigest Demiri

Veron Arifaj

Noel Sheqeri

Enes Leka

Nikoll Tuci

Hamza Agolli

Bejto Mehmetaj

Brixhet Bali

Shpëtim Mejdani

Zef Mëhilli

Ermal Bako

Sonjela Arapi

Klejdis Baxhija

Jetmir Preka

Florenc Bardhi

Armando Hoxha

Skender Fishti

Të Ngjashme