Lajme

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk respektojnë vendimin për pagën minimale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga Inspektorati Qendror i Punës marrjen e masave ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale që ka hyrë fuqi nga 1 korriku.

Bajrami poashtu ka thënë se Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e vendimeve të miratuara.

“Kompanitë private të kontraktuara nga komuna vazhdojnë t’i paguajnë punëtorët me 390 euro në muaj, edhe pse paga minimale prej 500 euro bruto ka hy në fuqi që nga 1 korriku 2026. Inspektorati Qendror i Punës duhet menjëherë të marrë masa ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale. Nëse kompanitë nuk i përballojnë kostot shtesë nga vendimi i Qeverisë, zgjidhjen duhet ta kërkojnë te kontraktori i tyre përmes ndryshimit të kontratave, POR problemet kontraktuale asnjëherë nuk duhet të zgjidhen në kurriz të punëtorëve dhe këtë situatë s’duhet ta lejoj Inspektorati”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo poashtu ka kujtuar se Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të, për sektorin publik,(përmes rishikimit të buxhetit) duke theksuar se  punëtorët që mbajnë të pastra shkollat e nuk marrin as pagën minimale.

 

Të Ngjashme