![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/me-fotografi-provokuese-buze-pishines-sofia-vergara-tregon-si-duhet-shijuar-veren_6499d7d6d69af.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Bukuroshja kolumbiane, Sofia Vergara, i ka gëzuar ndjekësit e saj me publikimin e një fotografie pranë pishinës.
Aktorja joshëse ka pozuar pranë pishinës me rroba banje dhe e ka shpërndarë imazhin në profilin e saj në Instagram.
“Gjëja ime është vera”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë që ekspozon hiret e 50-vjeçares.
Bukuroshja kolumbiane, Sofia Vergara
Sofia duket qartë se e shijon verën, siç ka deklaruar edhe në përshkrim e imazhit, ku pozon e shtrirë buzë pishinës, teksa kishte veshur bikini të zeza që i vënë në pah të pasmet.
Aktorja nuk është e panjohur për publikimet provokuese dhe dukja e saj rinore në moshën 50 vjeçare admirohet nga shumë fansa.