Horoskopi

Astrologjia zbulon shenjat që e vështirësojnë vetë lumturinë, nga dyshimet te pavendosmëria

Sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut kanë tendencë ta sabotojnë vetë lumturinë e tyre. Por mes tyre, Virgjëresha veçohet për një arsye: prirjen për të analizuar gjithçka dhe për të kërkuar probleme edhe kur gjërat shkojnë mirë.

Kur përballet me një histori të bukur dashurie, një punë që e ka dëshiruar prej kohësh apo thjesht një periudhë të qetë, Virgjëresha mund ta ketë të vështirë ta shijojë momentin. Në vend të kësaj, nis të mendojë për atë që mund të shkojë keq.

“Po sikur të mos zgjasë?”, “Po sikur të ketë diçka më të mirë?” apo “Po sikur të jetë një gabim?” janë disa nga pyetjet që, sipas astrologjisë, mund ta pengojnë këtë shenjë të jetojë të tashmen.

Peshorja, ndërkohë, mund ta sabotojë lumturinë përmes pavendosmërisë. Ajo mund të mendojë gjatë përpara se të marrë një vendim dhe, veçanërisht në marrëdhënie, mund të qëndrojë në një situatë që nuk e bën të lumtur vetëm për të shmangur lëndimin e dikujt tjetër.

Akrepi ka një qasje tjetër. Frika nga tradhtia apo humbja mund ta bëjë të jetë dyshues edhe kur nuk ka arsye të qarta për të dyshuar. Në momentet kur ndihet mirë, mund të krijojë distancë emocionale për t’u mbrojtur nga një zhgënjim i mundshëm.

Binjakët mund ta kenë të vështirë të qëndrojnë të kënaqur kur jeta bëhet shumë e parashikueshme. Rutina dhe stabiliteti mund t’i shtyjnë të kërkojnë diçka të re apo më emocionuese.

Shigjetari, nga ana tjetër, mund të largohet kur një situatë nis t’i duket si detyrim. Ndërsa Bricjapi priret ta shtyjë lumturinë për më vonë, duke besuar se fillimisht duhet të arrijë një tjetër objektiv.

Megjithatë, sipas këtij këndvështrimi astrologjik, Virgjëresha mbetet “sabotatorja” kryesore e lumturisë së vet. Jo sepse nuk di të jetë e lumtur, por sepse kërkimi i vazhdueshëm i përsosmërisë mund ta bëjë të vërë në dyshim edhe gjërat që i sjellin qetësi.

Të Ngjashme