Taylor Swift nuk ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike për sa i takon marrëdhënieve të saj. Së fundmi në një intervistë, Swift shprehu shqetësimin e saj për të mbajtur jetën e saj romantike të fshehtë, duke theksuar dëshirën e saj për një romancë “normale”.
“Nuk dua të ndihem si një e arratisur”, u shpreh ajo, duke theksuar rëndësinë e një romance “normale” ku ajo thjesht mund të jetonte lirisht jetën e saj.
Fjalët e Swift-it në një video në rrjetet sociale janë shoqëruar me imazhet e marrëdhënies së saj të mëparshme me Joe Alwyn, gjatë së cilës ata shpesh mbroheshin nga publiku. Në të kundërt, pamjet e Swift me të dashurin e saj aktual, Travis Kelce, i treguan ata duke shijuar rehat daljet publike së bashku. Pra, marrëdhënia e saj me Kelcen është e kundërta me kohën me Joe Alwyn.
Swift dhe Alëyn e mbajtën lidhjen e tyre gjashtëvjeçare kryesisht private. Nga ana tjetër, Swift dhe Kelce janë treguar më të hapur për romancën e tyre, duke ndarë hapur momentet publike në takimet e darkave, lojërat e futbollit dhe pushimet tropikale.
Vetë Kelce pranoi sfidat e takimit me dikë aq të famshëm sa Swift. Aludimet për lidhjen e Swift dhe Kelce filluan të qarkullojnë në shtator 2023, pak pasi u bë publike ndarja e saj nga Alwyn. Së fundmi, çifti është parë duke shfaqur dashuri gjatë udhëtimeve në Bahamas dhe në Coachella.
Fansat kanë nisur aludimet se disa prej këngëve të reja në albumin e Taylor Swift i dedikohen ndarjes së saj nga Joe Alwyn.
bal