FermaVIPShowBizzz

“Më ka ardhur në majë të hundës”, çfarë ka ndodhur me Ditean? Fermerja shpreh shqetësimin e saj me Florin

Ndarja e roleve për pjesën e filmit “Përrallë nga e kaluara”, që do risillet në versionin e fermerëve, ka shkaktuar pakënaqësi tek këta të fundit.

Ditea është shprehur e pakënaqur me organizimin e Albanos dhe Valerit, të cilët kanë detyrë të ndajnë rolet, pasi janë emëruar si regjisor dhe producent nga Agai.

Këtë shqetësim, Ditea e ka shprehur edhe me Florin, me të cilin ka një raport shumë të afërt, ku theksin e vendosi tek vlerësimet e pa drejta që bëhen.

TS Poll - Loading poll ...

Të vlerësohet më i miri, u thash. Bëjnë ca diferencime, bëjnë ca vlerësime që të ikën truri dhe rrinë të fryjnë tek veshi. Më ka ardhur në majë të hundës. Ka ardhur një lloj limiti që nuk e ke idenë”, tha Ditea.

Por Flori nga ana e tij është munduar që ta qetësojë, duke i thënë që të vazhdojë të shijojë eksperiencën dhe të mos e vrasë mendjen për asnjë gjë./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)