Lajme

“Më ka humbur burri”, 22-vjeçarja shkon e alarmuar në Policinë e Korçës

Një 29-vjeçar nga Korça është zhdukur pa lënë gjurmë nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë bashkëshorja e tij, shtetasja A.H,që ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e burrit të saj Blutë e Korçës po punojnë për gjetjen e 29 vjeçarit me iniciale K. H.

“Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja A. H., 22 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se më datë 28.09.2023, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. H., 29 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”– njofton policia.