ShowBizzz

Me kë ish-banor ruan miqësi? Dea tregon të vërtetën: Me Luizin jam takuar vetëm në Top Channel, kurse me Oltën…

Finalistja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, tregoi sonte përvojën pas përfundimit të reality show-t.

E ftuar në “Më lër të flas”, Dea rrëfeu ndjesitë e para pas daljes nga shtëpia e “BBV”.

“Sapo dola, kam marrë shumë komente pozitive dhe për këtë gjë jam shumë e lumur. I falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë vlerësuar edhe kur kam qenë brenda, që më kanë qëndruar në krahë. Por, kam bërë ato shakatë që nuk e dija që do ishin bërë të mëdha. Kam kërkuar ndjesë, por tani njerëzit kanë tendencën që ta kthejnë çdo gjë në humor”.

TS Poll - Loading poll ...

Ajo zbuloi se ruan miqësinë me Jori Dellin.

“Unë jam e lumtur sepse kam dalë nga aty dhe realisht mendoj se do të kem marrëdhënie të mira me të gjithë. Edhe me personat që kam debatuar, kam respekt për të gjithë. Kam qëndruar më shumë me Jorin”.

Dea foli edhe për raportin me Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin.

“Edhe brenda shtëpisë, unë kam pasur më shumë shoqëri me Oltën. Me Oltën, më tepër se sa me Luizin. Me Luizin jemi takuar këtu në Top, jemi përshëndetur, kemi përgëzuar njëri-tjetrin. Më bëhet qejfi që ka nisur karrierën e tij muzikore dhe i uroj sa më shumë suksese”.