
Ditën e sotme Egli Tako ka qenë e ftuar në “Një gotë rose” nga Rozana Radi, ku për herë të parë e kemi parë në një intervistë ndryshe.
Duke lënë mënjanë ngjarjet për të cilat është përfolur kohët e fundit, Egli këtë herë foli për familjen, shoqërinë dhe u përlot tek iu ngacmua ana e saj shpirtërore.
Një prej pyetjeve së cilës asaj iu drejtua e që ajo iu përgjigj me lot në sy, ishte për premtimin e fundit që i kishte bërë vetes.
Egli u shpreh se ka premtuar që nuk do të vendosë më asnjë njeri përpara vetes së saj dhe se do t’i përkushtohet vetes, premtim që ajo ka arritur ta mbajë.
View this post on Instagram
lokimagazine