ShowBizzz

“Më mori malli që tani…”, Marina i ndahet përkohësisht televizionit

Marina Vjollca drejtoi me sukses emisionin sportiv të “EURO 2024” në TV Klan.

Moderatorja shqiptare mbajti të ngërthyer përpara ekranit shikuesit, teksa për një muaj rresht prodhoi emisione për sportin e futbollit.

Tani që Kampionati Evropian përfundoi, për Marinën erdhi koha e pushimeve.

Asaj duket se i ka pëlqyer jashtë mase eksperienca në këtë kampionat, duke u ndierë nostalgjike për ekranin dhe shikuesit akoma pa u bërë një javë që përfundoi.

“Më mori malli që tani për ju” shkroi ajo në Instagram, duke postuar një fotografi të saj.