ShowBizzz

Më në fund zbulohen zyrtarisht emrat, ja kush do të jenë opinionistët e Big Brother!

Numërimi mbrapsht ka filluar. Vetëm 5 ditë na ndajnë nga rikthimi në transmetim i “Big Brother VIP Albania 3”.

“Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe çdo ditë dhe më shumë po shtohet kuriozitet i shqiptarëve se kush janë konkurrentët, dhe opinionistët, pasi prezantuesi u zbulua pak ditë më parë.

Vetë Top Channel ka zbuluar zyrtarisht se për të dytin vit radhazi, ky pozicion i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Arber Hajdari

Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj. Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”.

Ori Nebiaj

Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?

Vetëm konfirmimi i plotë i konkurentëve ka mbetur pa u zyrtarizuar edhe pse në mediat online qarkullojnë emra nga më të ndryshëm të shoëbiz.

Ndërsa më herët u përfol lartë e poshtë se Luiz Ejlli do të jetë pjesë e formatit si opinionist.

Gjatë një interviste ai as i ka konfirmuar, por as i ka mohuar thashethemet. “Po duro edhe pak o burrë se po fillon”.

I konsideruar si fenomeni i edicionit të dytë të reality shoë-t, emri i Luizit si opinionist i “Big Brother VIP 3” aludohet prej kohësh. Përzgjedhja e tij nuk do të ishte çudi, duke marrë në konsideratë popullaritetin që gëzon, por duket se pozicioni i opinionistëve i është besuar sërisht Arbër Hajdarit dhe Ori Nebiaj.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb