Lajme

Me negocim, MPB-ja lidh kontratë mbi 2.1 milionë euro për pasaporta

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko dhe mirëmbajtjen e sistemeve në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve (DPD).

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e-prokurimi, për këtë tender MPB-ja ka zhvilluar procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Pas përfundimit të negociatave, fitues i kontratës është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë Augentic GmbH dhe IN Groupe, me adresë në Mynih të Gjermanisë.

Sipas dosjes së tenderit, kontrata përfshin furnizimin me dokumente blanko, përfshirë pasaportat dhe letërnjoftimet, si dhe mirëmbajtjen e sistemeve përkatëse të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve.

Vlera e kontratës tejkalon 2.1 milionë euro. Procedura e përdorur për këtë prokurim është zhvilluar me negocim pa publikim të njoftimit për kontratë.

Të Ngjashme